E mërkurë, 5 janar 2011, NOA- Djali i vogël i shahut të Iranit Ali Reza Pahlavi, bëri vetëvrasje të martën në shtëpinë e tij në qytetin verilindor amerikan të Bostonit.
Në një faqe interneti është botuar nga vëllai i tij i madh shkruhej, i vetëvrari ishte përpjekur me vite të tëra të tejkalonte depresionin për shkak të fatit që pësoi vendi i tij dhe pas humbjes së të atit në moshë të re.
Shahu Muhamed Reza Pahlavi, vdiq nga kanceri në Kajro më 1980, një vit pasi braktisi vendin e tij.
Ali Reza Pahlavi, i lindur më 1966, ishte 13 vjeç kur shahu dhe familja e tij u larguan nga Teherani gjatë revolucionit islamik që shpërtheu në vend më 1979.
Lajmi për vdekjen djalit të shahut të Iranit, u konfirmua nga policia e Bostonit.
a.y/NOA