English

Vrasja e guvernatorit të Punjabit, Pakistani 3 ditë në zi

Islamabad, 5 janar, NOA – Pakistani nis sot tre ditët e tij zyrtare të zisë kombëtare, pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punjab.

Salman Taseer, është vrarë në një incident të armatosur në kryeqytetin, Islamabad dhe policia thotë se ai u qëllua për vdekje nga një prej rojeve të tij kur kishte dalë nga vetura e tij në një zonë shumë të frekuentuar tregtare.

Salman Tahseer ishte një nga zyrtarët me të lartë politikë të Pakistanit, prandaj qeveria e këtij vendi ka vendosur mbajtjen e 3 ditëve zi kombëtare me rastin e vdekjes së tij.

n.e/NOA

KOMENTE