English

Zgjedhjet me probleme, 133 ankesa dorëzohen në Prokurorinë e Kosovës

Prishtinë, 5 janar 2011, NOA- Kanë qenë 133 ankesat e marra nga Prokuroria e Kosovës lidhur me parregullsitë në zgjedhje.

Këto ankesa janë dorëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes të cilave subjektet politike janë ankuar lidhur me parregullsitë, që e kanë shënuar procesin e zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010.
Prokuroria njofton se nga këto 133 raste, shumica janë në kompetencë të Prishtinës ku numërohen 48 të tilla, pastaj vjen Prizreni me 26, Mitrovica me 19, Peja me 14e, Ferizaj me 14, Gjilani me 7 dhe Gjakova me 2.

Ndërsa tre raste të tjera nuk janë identifikuar se cilit rajon i përkasin. Prokuroria nga ana e saj ka deklaruar se këto çështje do të shqyrtohen me prioritet.

a.y/NOA

KOMENTE