English

20 vjetori i RD, Berisha: Vota dhe fjala e lirë liritë themelore të njeriut

Tiranë, 6 janar 2011, NOA – Sot në 20-vjetorin e themelimit të gazetës së partisë së parë opozitare në vend ndaj PPSH-së, shefi i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi gazetën “Rilindja demokratike” si hapin e parë drejt lirisë së fjalës, e cila sikundër tha ai është në themel të dinjitetit të njeriut. Në fjalën e tij të mbajtur pak më parë në ceremoninë e festimit të përvjetorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, shefi i PD-së, Sali Berisha, theksoi se në vitet e tranzicionit të post-diktaturës kemi bërë gjithçka që të mos ketë më censurë dhe gjyqe ndaj fjalës së lirë.

“Dy liritë themelore të njeriut janë vota dhe fjala”, nënvizoi kryeministri Berisha.

Ai i falënderoi gazetarët për punën e tyre të palodhur në shërbim të demokracisë në vend.

Në këtë ceremoni përshëndeti edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka qenë ish-kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike”.

Ndërkohë që dy nga emrat e njohur të kësaj gazete kanë qenë edhe gazetari Blendi Fevziu, apo edhe deputeti Edi Paloka.

Kryeministri Berisha e cilësoi sakaq Blendi Fevziun si shërbëtor të fjalës së lirë.

Vijon...

KOMENTE