Durrës, 6 janar, NOA – Brenda 15 ditësh Policia e Durrësit ka arritur të vërë në pranga një 19 vjeçar kërkohej për vjedhje. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se bëhet fjalë për Franko Koçin, banues në qytetin e Durrësit.
Arrestimi i tij është bërë dje rreth orës 12.00. Koçi kërkohej që nga data 22 dhjetor e vitit të kaluar për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.
Ai është dënuar më 25 nëntor 2010 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me katër muaj burg për vjedhje së bashku me disa persona të tjerë.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Durrës raporton se materialet në ngarkim të 19-vjeçarit kanë kaluar nga policia në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për ekzekutimin e vendimit.
a.k.NOA