English

Autobusi i rrëzuar, 30 shqiptarë të Kosovës plagosen në Gjermani

Augsburg (Gjermani), 6 janar, NOA – Janë 30 shtetas shqiptarë të Kosovës, personat e plagosur në aksidentin rrugor që ka ndodhur në Bavari, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA. Mësohet se katër prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë.

Ngjarja ndodhi sot ora 07.15 në autostradën shtetërore A8 që lidh qytetet Shtutgart dhe Munih afër qytetit Augsburg dhe ne te u perfshine edhe disa femije qe kane marre plage ne shkalle te ndryshme.

Autoritetet vendase konfirmuan se të gjithë të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt ku gjendja e tyre është nën kontrollin e mjekëve.

Hetimet e para sjellin në vëmendje rrëshkitjen e autobusit si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit nga shoferi në një rrugë me akull dhe vështirësi kalimi.

Autobusi vinte nga Kosova me shtetas kosovarë të cilët po ktheheshin nga Kosova pas pushimeve të fundvitit. Destinacioni përfundimtar i autobuzit ishte Frankfurti.

Mjeti ka rrëshqitur dhe është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradën.

Policia tha se shoferi i autobusit ishte përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy makinave.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur, autostrada A8 u bllokua për 5 orë e gjysmë, raporton policia e Bavarisë.

e.r/NOA

KOMENTE