Los Anxhelos, 6 Janar NOA - Romeo Beckham, djali 8-vjeçar i Davidit dhe Victorias ndodhet në vendin e 26 në renditjen e publikuar GQ, për modën e meshkujve.
Vogëlushi Romeo ka kaluar me një vend Princin William, ndërsa Princi Harry është renditur në vendin e pestë. Në krye të listës ndodhet aktori Aaron Johnson. Ndërsa babai David ndodhet në vendin e 16. Romeo Beckham tashmë mund të themi se është kthyer në një mini “trend-setters” dhe bëhet fjalë për një linjë veshjesh të përcaktuara të cilat janë vetëm për fëmijët.
r.b/NOA