English

Besson: Luftë ekonomike prej spiunazhit industrial

E enjte, 6 janar 2011, NOA- Ministri francez i Industrisë, Eric Besson tha se spiunazhi industrial në Renault do të thotë se vendi po përballej me luftë ekonomike.

Prodhuesi francez i makinave, Renault, thotë se një dalje e sekreteve rreth makinave te reja elektrike që po prodhon, po shkakton një kërcënim serioz për kompaninë.

Së bashku me partnerin japonez Nissan, Renault po investon shumë drejt makinave elektrike që planifikon të hedhë në treg më vonë këtë vit.

Tre manaxherë të lartë të Renault u pezulluan nga puna të mërkurën në lidhje me dalje të sekreteve.

Zv. presidenti i kompanisë Christian Husson tha se Renault kishte kryer një hetim të gjatë një mujor për këto dalje sekretesh.

Tre shefa të lartë po i dërgonin sekrete, tha ai, një prodhuesi tjetër makinash që paraqiste një kërcënim të veçantë për pozitën strategjike të kompanisë.

Ministri i industrise Eric Besson paralajmëroi se vendi i tij përballej me luftë ekonomike që sugjeron se detajet i janë kaluar manifakturuesit të makinave të një vendi tjetër.

a.y/NOA

KOMENTE