English

Dik Marti nuk akuzon UÇK, por Hashim Thaçin & CO...

Prishtinë, 6 janar 2011, NOA - Për sa kohë je i akuzuar nuk do të thotë se je fajtor. Fajësinë ose pafajësinë e përcaktojnë vetëm gjykatat….Akuzat e Dik Martit nuk janë akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj Kosovës dhe as ndaj Kombit Shqiptar, por janë akuza vetëm ndaj Zotit, Hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti…..

Nga Gafurr Adili

Akuzat e Dik Martit nuk janë akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj Kosovës dhe as ndaj Kombit Shqiptar, por janë akuza vetëm ndaj Zotit, Hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti.

Akuzat e Dik Martit ndaj zotit Thaçi dhe grupit të tij nuk janë akuza vetëm për trafik organesh, akuzë absurde kjo e Dik Martit dhe e Zonjës Karla Del Ponte, siç përpiqet ta paraqesë Hashim Thaçi & CO, por janë akuza edhe për trafik droge, për prostitucion dhe për korrupsion.

Për sa kohë je i akuzuar nuk do të thotë se je fajtor.

Fajësinë ose pafajësinë e përcaktojnë vetëm gjykatat.

Propadanda Anti - Dik Marti e Zotit Thaçi & CO qëllimisht i fsheh akuzat e tjera të Zotit Dik Marti (për trafik droge, për prostitucion dhe për korrupsion) ndaj Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij dhe janë kapur vetëm për akuzën absurde për trafik organesh të Zotit Dik Marti, vetëm e vetëm që, duke e implikuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Kosovën dhe gjithë Kombin Shqiptar, të mbrohen më mirë.

Zoti Dik Marti dhe i gjithë lobi serb e kanë vetëm një qëllim, që mbi Zotin Hashim Thaçi dhe grupin e tij të ushtrojnë presion dhe shantazh para se të fillojnë bisedimet Prishtinë - Beograd dhe Zoti Hashim Thaçi të detyohet të bëjë kompromiset (lëshimet) e rradhës në dëm të Kosovës dhe të interesave kombëtare shqiptare.

Prandaj, Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, jo vetëm që nuk do të duhet të mandatohen për krijimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, apo edhe të jenë pjesë e saj, por Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, nëse vërtetë ia duan të mirën Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar, ashtu siç po përpiqen të proklamohen para shqiptarëve, do të duhej që të mos jenë as deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe urgjentisht të largohen edhe nga skena politike dhe gjithashtu t'i nënshtrohen edhe një hetimi të pavarur dhe të papolitizuar.

Kjo nuk don të thotë që, PDK (Partia Demokratike e Kosovës) e Zotit hashim Thaçi dhe grupit të tij, të apostrofuar në Raportin e Zotit Dik Marti, të mos jetë pjesë apo edhe udhëheqëse e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës, përkundrazi...., pas përfundimit të hetimeve dhe marrjes së pafajësisë nga gjykatat e Republikës së Kosovës, edhe Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, do të duhej të rikëthehen fillimisht në PDK-në e tyre, që doemos do të duhet të jetë pjesë e institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës, dhe më pas të rikëthehen edhe në skenën politike shqiptare të Shqipërisë së Ribashkuar. Rilindasit tanë e shkrinin pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.

Dëshmorët e Kombit e dhuruan edhe më të shtrenjtën e tyre - jetën.

Zoti Hashim Thaçi dhe grupi i tij, ashtu si Zoti Ali Ahmeti dhe grupi i tij, prej shumë kohësh e kanë tradhëtuar idealin dhe betimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe edhe idealin dhe amanetin e dëshmorëve të kombit shqiptar, prandej luftëtarët e UÇK-së, qofshin këta veteranë apo invalidë të luftës së Kosovës, të Kosovës Lindore (Preshevë - Medvegjë - Bujanocit) dhe të Kosovës Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA), si dhe mbi të gjitha edhe familjet e dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kursesi nuk do të duhet të tolerojnë që të minipulohen nga këta matrapazë që, jo vetëm e kanë shkelur betimin e UÇK-së, por edhe e kanë tradhëtuar idealin dhe amanetin e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.

Këta matrapazët politikë, të cilët në skenën politike shqiptare u ngjitën vetëm përmes gjakut të bijëve e bijave më të mira të Kombit Shqiptar, gjakun e dëshmorëve të UÇK-së e kujtojnë vetëm gjatë fushatave të tyre elektorale, ashtu s'i edhe Kombin Shqiptar dhe interesat kombëtare të shqiptarëve, dhe edhe Zotin, i kujtojnë vetëm atëherë kur i'u rrezikohen vetëm interesat e tyre personale.

Më mirë një fund i dhimbshëm se sa një dhimbje e pafund!

Shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në trojet etnike të Shqipërisë Historike, apo në diasporën shqiptare, përfundimisht duhet të vetëdijësohen se, jo vetëm bija e Shqipërisë Etnike - Kosova, por as Kombi Shqiptar nuk do të munden të përparojnë dhe edhe të ribashkohen në një komb-shtet të vetëm shqiptar, me emërin Shqipëri, që ishte edhe betimi i UÇK-së dhe edhe amaneti i Dëshmorëve të Kombit, për sa kohë ne shqiptarët do të udhëhiqemi nga hajdutët dhe të korruptuarit, të cilët po e shkrijnë Shqipërinë Historike vetëm për të krijuar pasuri për veten e tyre dhe edhe për pasardhësit (fëmijët dhe nipërit e mbesat) e tyre, prandej edhe na duhet të kërkojmë që sa më shpejt të zbardhet e vërteta, edhe sikur ajo të jetë shumë e hidhur dhe e dhimbshme për dikënd.

*Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar - FDBK.

KOMENTE