English

FSHF dhe Kuzhe, në Zvicër për të gjetur talente të rinj

Tiranë, 6 Janar 2011 NOA – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka vendosur të organizoje një grumbullim - seleksionim për lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër.

Lajmin e konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga FSHF. Bëhet e ditur se lojtaret e përfshirë në këtë seleksionim i përket djemve të moshave 14 deri 20 vjeç ose të datëlindjeve 1990-1996.

I pranishëm do jete edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Josip Kuze me stafin e tij. Grumbullimi do të bëhet më 14-15-16 janar 2011, në orën 13 të çdonjërës prej këtyre ditëve, me këtë adresë për të gjithë të interesuarit Swiss Holiday Park Hotel AG, CH-6443 Morschach, Switzerland.

***

Ndërkohë, kritikat e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në analizën e vitit 2010 për rezultatet e dobëta të ekipeve kombëtare të moshave, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të mendojnë për zbulimin e talenteve të reja që rriten në vendet e Evropës Perëndimore.

Për këtë, trajneri kroat i ekipit Kombëtar, Josip Kuzhe, duke shfrytëzuar edhe pushimin e ndeshjeve të Kategorisë Superiore deri në 22 janar, do të zhvillojë një grumbullim në Zvicër në datat 13 dhe 14 janar.

Në fokus të tij do të jenë futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin e këtij vendi, madje një pjesë e madhe me skuadra tepër të njohura.

Kuzhe do të vëzhgojë jo vetëm futbollistë me pasaportë shqiptare, por edhe kosovarët, që kanë dëshirë për të veshur fanelën kuqezi në të ardhmen.

Drejt Zvicrës do të udhëtojë një staf prej 7 vetash i Federatës, ndërkohë që pritet të jenë një numër i madh futbollistësh që do të shkojnë për t'u parë nga tekniku kuqezi.

Problem deri më tani kanë qenë klube si Bazeli, të cilët nuk kanë qenë dakord për të lënë futbollistët e tyre të lirë, duke qenë se ky grumbullim nuk zhvillohet në një datë zyrtare të FIFA-s për ekipet kombëtare.

KOMENTE