Shkup, 6 janar 2011, NOA- Kryeministri i
Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe qeveria e tij në mbledhjen e parë në vitin
2011, morën vendim për legalizim të ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar në 30
vitet e kaluara.
“Kemi vendosur të sjellim një ligj të tillë sepse rreth 95 për qind e
ndërtimeve pa leje janë pronë e personave me të ardhura të ulëta ose
shfrytëzues të ndihmës sociale.
Pagesa, do të mund të kryhet në 12 këste, ndërsa pas legalizimit të objekteve qytetarët do të mund të blejnë edhe oborret nëse janë në pronësi shtetërore”, deklaroi Gruevski.
Ky vendim pritet të miratohet në Kuvend deri në muajin mars, kurse në gjashtë muajt e ardhshëm qytetarët e do të mund t’i legalizojnë ndërtimet pa leje duke paguar 1 euro për metër/katror.
Ndërkohë që sipas ligjit në fuqi në shtetin Maqedonas, ndërtimi pa leje
përbën vepër penale, ndërkohë që në Maqedoni ekzistojnë rreth 300.000 objekte
të ndërtuara pa leje.