E enjte, 6 dhjetor 2011, NOA- Shfaqet Rramush Haradinaj në skenën politike në Kosovë.
Gjithë përgjegjësia e marrjes së vendimit për koalicionin qeverisës, ai e kalon tek lideri aktual i AAK-së.
Anëtar të AAK-së, thonë se Haradinaj i ka
thënë kryesisë së partisë se beson në pjekurinë e saj politike dhe se çfarëdo
vendimi që merret nga partia do të përkrahet nga ai.
Nënkryetari Blerim Shala, i cili drejton aktualisht Aleancën për Ardhmërinë e
Kosovës, thotë se nuk ka ndryshim qëndrimi për sa i përket hyrjes në koalicion
qeverisës me partinë e Thaçit.
Nga ana e nënkryetarit të AAK-së nuk përjashtohet mundësia e bisedimeve me
kreun e PDK-së për të diskutuar rreth koalicionit qeverisës.
a.y/NOA