English

KE i çel dritën jeshile Shqipërisë, gati negociatat për statusin e kandidatit

E enjte, 6 janar 2011, NOA-Komisioni Evropian në fund të muajit pritet të nis punë me qeverinë Shqiptare për plotësimin e kushteve për të marrë statusin e kandidatit.

Sipas përfaqësuesve diplomatik të këtij komisioni bëhet me dije se fundi i këtij muaji shënon fillimin e punës me delegacionet dypalëshe mes qeverisë dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

I dërguari me punë i delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, Luigi Brusa nuk i ka ndaluar thirrjet ndaj qeverisë shqiptare për plotësimin e kushteve që do të bënin të mundur marrjen e statusit kandidat nga ana e Shqipërisë në fundin e këtij viti.

Këto deklarata bëhen jozyrtarisht për mediat, deri në momentin që ky komision do të dalë zyrtarisht me një vendim përfundimtar.

Ndërkaq sipas këtij komisioni kushti më i rëndësishëm që Shqipëria duhet të plotësojë për marrjen e statusit këtë vit, pas refuzimit të vitit të kaluar, është pikërisht zgjidhja e ngërçit politik në vend, ndërsa një tjetër kusht është edhe bashkëpunim i ngushtë mes të gjitha pushteteve në vend.

Rreth 12 janë kushtet për të cilat Shqipëria duhet të punojë që të plotësohen.

a.y/NOA

KOMENTE