English

Kryeministri: Ftojmë opozitën për bashkëpunim në axhendën tonë të 2011-s

Tiranë, 6 Janar, NOA Update – Shqiptarëve u mbetet nga viti i kaluar heqja e vizave, rritja e pagave dhe pensioneve, një reformë e madhe në arsim dhe shëndetësi etj, ndaj mazhoranca fton opozitën që të bashkëpunojë në axhendën e parashikuar prej saj për vitin 2011 në vijëmësinë e realizimit të këtyre reformave.

Kështu është shprehur ndër të tjera kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke shtuar se objektivat duhet të jenë të tilla që brenda vitit 2017, Shqipëria të quhet një vend plotësisht i zhvilluar.

“Një nga objektivat tanë madhorë është lidhja e 91 komunave të palidhura ende me qendrën”, tha ai.

Duke vijuar më pas me rritjen e pagave dhe të pensioneve, e cila sipas tij mbetet një objektiv i pandryshueshëm i qeverisë, edhe gjatë këtij viti.

Janë mëse 800 mijë familje shqiptare që sipas kryeministrit Berisha, janë duke e pritur këtë rritje dhe prandaj opozita duhet të bashkëpunojë ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE