English

Lajmëron vetëvrasjen në Facebook

Britani e Madhe, 7 Janar NOA - “Kam gëlltitur të gjitha pilulat që gjeta. Do të vdes shumë shpejt. Lamtumirë të gjithëve”.

Në ditën e Krishtlindjeve, Simone Back ka postuar në Facebook pikërisht këtë njoftim. Të nesërmen policia theu derën e apartamentit të tij dhe e gjeti atë të vdekur.

Lajmi është publikuar vetëm sot. Historia trishtuese është treguar nga nëna e Simonës për mediat vendase.

Simone ishte 42 vjeçe dhe kishte 1048 miq në rrjetin social. Në vend të ndihmonin vajzën e saj disa kishin shkruajtur mesazhe mizore e tallëse duke e vënë në lojë për mesazhin e saj ne profil.

Dikush i kishte thënë gënjeshtare, një tjetër pohoi se kjo ishte "zgjedhja e saj". Shtatëmbëdhjetë orë më vonë policia bastisi shtëpinë e Simonës në Brighton, ku e gjeti të vdekur.

Ndoshta vetmia në jetën e tij reale e ka çuar në një lloj bulimie nga kontaktet e realitetit virtual.

Megjithatë asnjë nga të ashtë-quajturit miq, në rrjetin social nuk është përpjekur për t’i ardhur në ndihmë. As edhe një postim inkurajimi apo një thirrje për ndihmë. Vetëm mesazhe tallëse mbi statusin e saj.

r.b/NOA

KOMENTE