English

Miratohet granti gjerman 2 milionë euro për furnizimin me ujë dhe kanalizimet

Tiranë, 6 janar 2011, NOA – Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të miratojë në parim marrëveshjen me kompaninë gjermane KFË Frankfurt am Main për financimin me 2 milionë euro të masterplanit për furnizimin me ujë dhe për rrjetin e kanalizimeve në Shqipëri. Marrëveshja e nënshkruar më herët nga Ministria e Financave dhe ajo e Punëve Publike parashikon projektin për furnizimin pa ndërprerje të popullatës me ujë të pijshëm si dhe rinovimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza.

Qeveria miratoi në parim këtë marrëveshje me kompaninë gjermane KfË, Frankfurt am Main, për financimin e projektit me një grant prej 2 000 000 eurosh, një projekt i cili do të vihet në jetë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit ditën e sotme.

mit/NOA

KOMENTE