English

Ngrihet grupi i punës për dëmet e përmbytjeve

Tiranë, 6 janar, NOA – Këshilli i ministrave miratoi sot ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Sipas vendimit të qeverisë në përbërjen e grupit të punës, do të jenë specialistë të fushave përkatëse. Ata do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, duke u bazuar në tre kategori.

Kategoria e parë do të kryejë evidentimin dhe vlerësimin i dëmeve në objektet e banimit.

Kategoria e dytë do të kryejë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në ekonominë bujqësore, në blegtori, në objekte të prodhimi dhe të përpunimit agro-bujqësor, në makineri dhe pajisje, në rezervatet e rritjes së peshkut, në bimë dekorative, si dhe në objekte ndihmëse.

Ndërsa kategoria e tretë do të kryejë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në objekte sociale.

a.k/NOA

KOMENTE