English

Nipi i Enver Hoxhës: Nuk isha në plagosjen që ndodhi te ish-Blloku

Tiranë, 6 janar, NOA, Update – Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Shkëlzen Hoxha ka deklaruar sot se nuk ka qenë i pranishëm më incidentin e ndodhur mbrëmë në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Shkëlzen Hoxha tha për mediat se ka qenë në një lokal afër vendit ku ndodhi plagosja e nipit të ish-kryeministrit Adil Çarçani, dhe për pasojë nuk ka qenë pjesë e incidentit.

Ai ka deklaruar se ka shkuar në polici me dëshirën e tij pasi “personat e përfshirë në ngjarje”, i ka pasur shok dhe ka qenë i shoqëruar me ta para ngjarjes.

Sipas policisë “në këtë konflikt janë përfshirë shtetasit Besnik Dabulla, Edrin Lufi dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët në momentin e ngjarjes ndodheshin duke darkuar në ambientet e lokalit “Liburn” në rrugicat e ish-Bllokut, në pronësi të shtetasit Besnik Dabulla”.

Policia ka bërë përgjegjës për plagosjen Besnik Dabullën. Ndërkohë Shkëlzen Hoxha ka hedhur poshtë deklaratën e policisë për përfshirjen e tij në aksident.

“Ndërkohë që unë po festoja me familjarët e mi, rreth 30 familjarë në një tjetër ambient dilte në media se unë kisha kryer krim”, tha Hoxha në një prononcim për "Ora News", duke shtuar se lokali ku ndodhej ka qenë jashtë Tiranës.

a.k/NOA

KOMENTE