English

OST: Nga nesër Shqipëria me drita, përfundon riparimi i shtyllës

Tiranë, 6 janar 2011, NOA- Operatori i Sistemit të Transmetimit nëpërmjet një njoftimi për mediat ka deklaruar se që nga dita e nesërme nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

Meqënëse ecuria e punimeve për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë, kanë ecur shumë mirë, OST-ja njofton se është bërë rivënia në punë e kësaj shtylle dhe se ditën e nesërme më datë 7 janar nuk do të ketë më kufizime të energjisë në zonat e Jugut.

Kjo ndërprerje e energjisë erdhi për faktin se një ditë para natës së ndërrimit të viteve, në Fushë Krujë u hodh në erë një shtyllë e tensionit të lartë 220 Kw.

a.y/NOA

KOMENTE