English

Paniku që përfshiu fluturimin e Turkish Airlines

Stamboll, 6 Janar NOA - Pas hetimit që policia i ka bërë një të dyshuari për rrëmbim të aeroplanit, është konstatuar se ai vuan nga sëmundje mendore. 40 vjeçari Jashar Xhuma u përpoq me forcë të hynte në kabinën e pilotit të aeroplanit të kompanisë Turkish Airlines, i cili fluturonte nga Oslo në Stamboll, duke pohuar se ka bombë.

Ai donte që aeroplani menjëherë të kthehet në Oslo, por u mposht nga udhëtarët tjerë. Pas aterimit të aeroplanit, ai u arrestua.

Ndërkohë, mediat norvegjeze raportuan se ai kishte jetuar si azilkërkues në veriperëndim të Norvegjisë.

Gjithçka ndodhi sot kur një burrë është përpjekur të rrëmbejë një fluturim të Turkish Airlines i cili u nis nga Oslo dhe u ul në Stamboll, por më pas u arrestua nga policia turke pa shkaktuar viktima apo të plagosur.

“Një person në anën e pasme të avionit me maskë në fytyrë ka kërcënuar se do të hidhte në erë avionin në fluturim”, - tha televizioni norvegjez TV2. “Personi fliste turqisht dhe kërkoi që avioni të kthehej në Oslo”.

I dyshuari, emri i të cilit është Cuma Jashar, me origjinë nga një qytet kurd në juglindje të Anatolian, u drejtua për në kabinën e Boeing 737-800, një orë para se avioni të kryente uljen, duke theksuar si ishte në posedim të armëve.

Mund të themi se kërkoi më kot uljen e parakohshme të tij, pasi ai u neutralizua menjëherë nga pasagjerët.

Avioni u ul pa probleme në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku më pas u arrestua. Në bord nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes.

r.b/NOA

KOMENTE