English

Policia: Vret gruan me kallash, qëllon dhe veten

Durrës, 6 janar, NOA Update – 53-vjeçari Agim Hoxha, i cili vrau gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur, rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Durrësit, sipas të cilës, Hoxha tashmë rezulton i arrestuar për veprat penale të vrasjes me dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.

Kjo pasi “më datë 06.01.2011, rreth orës 02.00, në lagjen 8 Durrës e pikërisht në banesën e tij, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar në kokë me armë zjarri automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen Bukurije Seid Hoxha, 44 vjeçe, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.

Më tej, policia vijon deklaratën e saj duke thënë se pas kësaj, Agim Hoxha është vetëqëlluar në trup me armën e zjarrit në fjalë duke u plagosur rëndë.

“Aktualisht ky shtetas ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën”, citon ajo.

Lidhur me këtë ngjarje u formua grupi hetimor i cili kreu gjithë veprimet e para, nga të cilat rezultuan të dhënat e mësipërme.

Ne vendin e ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e krimit, automatik model 56.

Materialet proceduriale iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

n.e/NOA

KOMENTE