English

Presidenti grek: Emigracioni ilegal është bërë problem i BE

Athinë, 6 janar 2011 - Presidenti i Greqisë Karolos Papulas deklaroi se imigrantët ilegalë, të cilët kohëve të fundit masivisht po mbërrijnë në Greqi, janë problem evropian i cili duhet të zgjidhet bashkërisht.

Karolos Papulas gjithashtu i ka dërguar porosi të qartë Bashkimit Evropian dhe Turqisë që më me vendosmëri të përballen me problemin, raporton radio Free Europe.

Papulias e ftoi Brukselin të zbatojë "politikë të integrimit", ndërsa Turqinë që vërtetë ta kontrollojë kufirin e saj, dhe të zbatojë protokollin për kthimin e imigrantëve në vendet e origjinës.

KOMENTE