SHBA, 7 Janar NOA/Rid Bulku - Teknologjia e shërbimit shëndetësor: Kjo është mënyra që çoi në idenë e një aplikimi për i-Phone, e cila kur ndizet është në gjendje të shpjegojë se çfarë jeni duke ngrënë.
Por jo vetëm aq,
edhe t’ju tregojë ju se sa kalori dhe vlera ushqyese
përmban pjata juaj dhe atë që ju duhet të
hani për të shtuar apo për të humbur peshën tuaj, duke
filluar me dietën mesdhetare.
Ideja e kësaj kërkese ka qenë në
mendjen e një ish-presidenti të organizatës së diabetit, i cili
në bashkëpunim me një kompani software, ka krijuar
këtë program për i-Phone.
Ky instrument është projektuar për të
plotësuar nevojat e atyre që duan të mësojnë për
të kuptuar vlerën ushqyese të asaj që hanë.
r.b/NOA