Tiranë, 6 janar, NOA - Në sallën e madhe të koncerteve të Akademisë së Arteve (AA) në Tiranë do të jepet nesër një koncert me muzikë dhome.
Në këtë aktivitet marrin pjesë klarinetisti Hysen Hoti, violinistet Blerta Ristani dhe Edmea Krasniqi, në violë luan Albana Kola, në violonçel Martin Kushi, kurse në piano Erin Kurmaku. Programi përmban klavier quartet nr 1, alegro, andante, rondo alegro nga Mozart dhe clarinet quintet in B dur op 34, alegro, fantazia, menuetto, rondo nga Ëeber.
Hysen Hoti është klarinetist pranë orkestrës së RTSH dhe pedagog i jashtëm i klarinetës pranë Fakultetit të Muzikës në AA. Martin Kushi, Edmea Krasniqi, Albana Kola dhe Blerta Ristani aktualisht kryejnë studimet master i nivelit të dytë pranë Fakultetit të Muzikës në AA.
Pianisti Erin Kurmaku përveç veprimtarisë pedagogjike ka një aktivitet të konsiderueshëm koncertor në shumë qytete të Shqipërisë si solist dhe në pjesëmarrje të ansambleve të ndryshme të muzikës së dhomës (duo me piano, trio, kuartete etj.) Ky koncert jepet në kuadrin e programit të “Qytetit të arteve” të Akademisë së Arteve.
Aktiviteti zhvillohet në orën 19.00.
a.k/NOA