Augsburg (Gjermani), 6 janar, NOA - Akulli i ka bërë të rrezikshme rrugët gjermane dhe duket se është fajtor për një aksident në autostradën kryesore ku u lënduan 30 vetë, katër prej tyre seriozisht.
Një autobusi që duket se vinte nga Kosova, ka rrëshqitur dhe është goditur nga një kamion italian mëngjesin e sotëm në autostradën afër qytetit Augsburg.
Policia tha se shoferi i autobusit ishte përpjekur shumë për të shmangur përplasjen e dy makinave.
Autostrada i lidh qytetet Shtutgart dhe Mynih. Në mbarë Gjermaninë raportohen qindra aksidente rrugore si pasojë e ngricave.
NOA/RFE