English

SHBA, ekspertët: Nafta në Gjirin e Meksikës, mund të derdhet sërish

Virxhinia, 6 janar, NOA – Skandali i derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës mund të ndodhë sërish.

Kështu konfirmohen të jenë të paktën rezultatet e një komisioni presidencial të ngritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit, rrjedhja masive e tonelatave naftë u shkaktua nga reduktimi i kostos dhe keqmenaxhimi nga ana e “British Petrolium” dhe kompanitë e tjera të naftës.

"Një menaxhim më i mirë nga kompanitë BP, Haliburton dhe Transocean mund ta kishin parandaluar me siguri katastrofën”, citon konkretisht raporti në fjalë.

Duke shtuar edhe komunikimin e dobët mes kompanive, si edhe dështimet nga ana teknike, ku përfshihet edhe testimi jo i përshtatshëm i betonit që u përdor për të mbyllur pusin.

Por raporti në fjalë kritikon edhe mbikëqyrjen e dobët nga ana rregullatorëve qeveritarë.

n.e/NOA

KOMENTE