English

Stakimi i linjave 200 KV, gjysma e vendit sot pa energji elektrike

Tiranë, 6 Janar, NOA - Duke filluar nga dita e sotme, pothuajse gjysma e vendit nuk do të ketë energji elektrike.

Këtë e ka konfirmuar vetë Operatori i Sistemit të Transmetimit, përmes një njoftimi, ku bën me dije se do të stakojë linjat e tensionit 200 KV.

Konkretisht, OST bën të ditur se gjatë ditës së sotme do të punojë në linjën 220kV Koman-Elbasan për të zëvendësuar shtyllën e tensionit të lartë të hedhur në erë, në Fushë Krujë, më datë 30 dhjetor 2010.

“Për shkak të punimeve që OST do të kryejë për zëvendësimin e shtyllës 220KV të dëmtuar, CEZ Shpërndarje është e detyruar të bëjë stakime të alternuara të fiderave në rajonet Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë”, thuhet në njoftim.

n.e/NOA

KOMENTE