English

Uiski më i shtrenjtë, 16 mijë dollarë për një shishe

Londër, 6 janar, NOA - Një shishe uiski mund të kushtojë edhe 16 mijë dollarë. Çmimi mjaft i kripur për një gjysmë litre pije alkolike është publikuar sot nga agjencitë e shitjes së pijeve të luksit.Uiski është i markës “Macallan” dhe kompania me traditë që nga viti 1946, për vitin 2011 ka hedhur në treg vetëm 36 shishe.

Numri i vogël i mallit që gjendet në treg, pritet të justifikojë dhe çmimin tepër të lartë. Uiski është prodhuar nga Albert Uatson dhe bashkë me shishen, shitet dhe një tabaka mjaft e bukur për të shërbyer pijen.

Por ky është vetëm edicioni luksoz për klientët zgjedhur, firma ka hedhur në treg dhe një tjetër uiski të ngjashëm, por që është më ekonomik. Bëhet fjalë për një skoç 20 vjeçar, i cili do të shitet me çmimin e 1 mijë dollarëve.

a.k/NOA

KOMENTE