English

Urgjent/ Burri i dehur vret bashkëshorten

Durrës, 6 janar, NOA – Një krim i rëndë është shënuar sërish në familjen shqiptare në këtë fillim viti, duke hapur kështu siparin e shumë të tillëve që jemi mësuar të dëgjojmë rëndom të ndodhin vitet e fundit brenda saj.

Këtë herë, siç konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, krimi i radhës ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka mbetur e vdekur në vend nga plumbat e automatikut të të shoqit, ndërsa ky ka qenë në gjendje të dehur.

Paraprakisht, forcat policore raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori i saj është 54-vjeçari Agron Hoxha.

Mësohet se ai ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 44-vjeçare, Bukurien, dhe më pas ka tentuar të vetëvritet me të njëjtën armë, pa mundur që të vdesë dot, por vetëm duke i shkaktuar vetes plagosje të rëndë.

Tashmë ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacionin e spitalit rajonal të Durrësit.

KOMENTE