English

Alarmi, shpendë të ngordhur dhe në Itali

Romë, 7 Janar, NOA- Pas mijëra shpendësh të ngordhur në SHBA dhe Suedi, vdekshmëria e tyre në masë arrin dhe në Itali.

Rreth 500 shpendë ( kumria) janë gjetur të ngordhur në mënyrë të pashpjegueshme në Faenza, provincë e Emilias. Për rastin e Faenzas si shkak i ngordhjes së shpendëve mendohet të jetë ndotja e mjedisit, por bizneset janë aktive në këtë rajon prej shumë vitesh dhe nuk kanë shkaktuar efekte të tilla.

Ekspertët ndërkohë po punojnë për të parë nëse kjo ka ndodhur për shkak të disa sëmundjeve të veçanta, apo te ndonje virusi, si dhe nëse bëhet fjalë për një virus të rrezikshëm për njerëzit.

a,e./NOA

KOMENTE