English

Analiza e Kuvendit për 2010, Topalli: E nevojshme, vota e çdo deputeti

Tiranë, 7 Janar, NOA – Gjatë vitit 2011, Kuvendin e presin sfida të reja mbi funksionimin si duhet të jetës parlamentare, për të qenë kontribues në vazhdimësi i procesit të integrimit.

Për këtë, është e nevojshme vota e çdo deputeti për miratimin e ligjeve dhe reformave të rëndësishme të vendit, siç ishte rasti i Gjykatës Administrative, duke kapërcyer vendimet politike partiake dhe vënien mbi të gjitha të interesave të vendit.

Kështu ka deklaruar gjatë analizës 1-vjeçare të jetës parlamentare, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, sipas të cilës, për këtë institucion mbetet i rëndësishëm dimensioni social.

Ajo shtoi se reforma në tërësi e vendit, përmes paketës së ligjeve të posaçme nuk ka qenë e lehtë, por se shumica u angazhua për zbatimin e saj dhe prandaj votoi ligje të rëndësishme për vendin ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE