Mirditë, 7 janar 2011, NOA-Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar i dënuar më parë për vrasje.
Këtë herë arrestimi i Fatmir Tuçit, u bë pasi iu gjend drogë në shtëpi.
Ditën e djeshme rreth orës 18.00, gjatë një kontrolli që u ushtrua nga shërbimet e policisë në banesën e shtetases me iniciale D.S 54 vjeçe, banuese në Lalm i Ri të rrethit Lezhë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.5 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
Tuçi, banues në Rubik të rrethit Mirditë, është dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”, ndërkohë që ka qenë vjehrra e tij, me inicialet e sipërpërmendura D.S, e cila ka deklaruar se kjo sasi lëndë narkotike i përket Fatmir Tuçit.
a.y/NOA