English

Bruni e Obama drekojnë së bashku në Shtëpinë e Bardhë

E premte, 7 janar 2011, NOA- Një drekë parashikohet në axhendën e dy zonjave të para, asaj të SHBA dhe të Francës.

Carla Bruni, zonja e parë e Francës, të hënën që vjen, me rastin e vizitës së bashkëshortit të saj, Presidentit Francez, Nicolas Sarkozy, ka marrë ftesë për të drekuar së bashku me zonjën e parë të SHBA-ve, Mishele Obama.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtëpia e Bardhë, ku theksohet se dreka mes tyre do të jetë e mbyllur dhe do mbahet në ambientet e kësaj shtëpie.

a.y/NOA

KOMENTE