Tiranë, 7 janar 2011, NOA-Në bilancin e bërë për vitin e lënë pas, doganat Shqiptare kanë shënuar rritje kolosale të ardhurash.
Gjatë vitit 2010, arkëtimi i të ardhurave në rritje ka ardhur kryesisht si rezultat e rritjes maksimale të eksporteve nga vendi ynë.
Ndërkohë vetëm për vitin që lamë pas, u arkëtuan rreth 122 miliardë lekë.
Një shifër e rritur ndjeshëm krahasuar me 107
miliardë lekë të arkëtuara në vitin 2009.
Në shifrën 99 për qind ka qenë rritja e të ardhurave për vitin e kaluar.
Ndërkohë që në krahasim me një vit më parë arkëtimi i të ardhurave ka pësuar një rritje me 13.4 për qind.
Rritje të konsiderueshme në vlerë dhe në sasi kanë pësuar edhe eksportet, ku sipas kësaj administrate gjatë vitit 2010, volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi ka qenë me një rritje prej 921 mijë ton ose 62.8 % më shumë se një vit më parë.
Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 75.3 mld lekë me një rritje prej 37.7 mld lekë ose 100.3 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 .
Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë muajit dhjetor 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 6.75 mld lekë me një rritje prej 2.65 mld lekë ose 64.6 % më shumë.
Të ardhurat nga doganat janë, burim kyç për ekonominë e vendit.
Ndërkohë që përgjegjësi i sektorit të llogarive kombëtare 3-mujore pranë INSTAT-it, Ledjon Shahini, deklaron se rritja ekonomike e Shqipërisë në tremujorin e tretë të 2010-ës rritet me 4.9 për qind në krahasim me një vit më parë.
Kjo rritje e të ardhurave është një hap pozitiv për ekonominë e vendit, e cila duket se me këto hap do të shkojë drejt një përmirësimi të ndjeshëm.
a.y/NOA