Elbasan, 7 janar 2011, NOA-Partia Demokratike e Elbasanit feston 20 vjetorin e krijimit të saj.
Gjatë aktivitetit që po zhvillohet me këtë rast po përshëndet kryetari i kësaj partie Sali Berisha.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh se 20 vite më parë u hodhën themelet e pluralizmit politik, duke shtuar se ndihet krenar për Partinë Demokratike.
Ai e cilësoi këtë datë si datë të themelimit të lirive njerëzore, duke theksuar se në këto vite janë shënuar arritje të dukshme.
Më tej kreu i partisë më të madhe në vend, theksoi se falë themelimit të kësaj partie dhe punës së bërë prej saj u arrit të rikthehej sërish shpresa dhe besimi tek e ardhmja.
Ai tha më tej se edhe bota e ka vlerësuar këtë vend si, “Të bukurën e dheut për turizmin që ajo ka”.
Më tej ai tha se autostrada Tiranë-Elbasan është një realitet dhe do jetë i prekshëm për të gjithë. (vijon...)
a.y/NOA