English

Gates shkurton buxhetin e mbrojtjes, për shpenzimet e brendshme

Uashington, 7 janar 2011, NOA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, deklaroi se do të shkurtojë buxhetin e mbrojtjes me 78 miliardë dollarë.

Ky shkurtim do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme dhe duket se vijnë në kuadër të kursimit të 100 miliardë dollarëve nga shpenzimet e brendshme gjatë këtyre viteve.
Mësohet se vitin e kaluar buxheti i mbrojtjes i kalonte 700 miliardë dollarë.
Që pas sulmeve të vitit 2001 shkurtimet e buxhetit kanë ardhur duke u rritur.

a.y/NOA

KOMENTE