E premte, 7 janar 2011, NOA- Hollanda bën gati vendimin për dërgimin në Afganistan të një misioni me 545 trajnues për policinë afgane.
Në shkurt të 2010-ës qeveria holandeze u shpërbë pas krizës së krijuar nga kërkesa e NATO-s që Holanda të rrisë praninë ushtarake në Afganistan.
Në gusht të vitit të kaluar qeveria holandeze tërhoqi të gjithë ushtarët nga Afganistani.
Ky vendim i marrë nga Parlamenti Hollandez vjen 11 muaj pas dështimit të qeverisë së mëparshme për të miratuar një mision të ngjashëm, por nisma përfundoi pa rezultat.
a.y/NOA