English

Hungaria bën lëshime për ligjin e medias

E premte, 7 janar 2011, NOA- Hungaria shfaqet e zbutur pas tensioneve të shkaktuara nga ligji për mediat.

Ky shtet i cili mban Presidencën e Bashkimit Europian nëpërmjet Kryeministrit Hungarez Viktor Orban deklaroi se, “Hungaria do ta amendojë ligjin e saj për mediat nëse Evropa e kërkon këtë, por pa presione dhe pa fushata.”

Kjo deklaratë erdhi gjatë një konference të përbashkët në Budapest me kryetarin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Kthim në gazetarinë e stilit sovjetik, është cilësuar ligji për median, por pas kësaj deklarate, Barroso ka mbështetur deklaratën e Orban.

a.y/NOA

KOMENTE