Tiranë, 7 dhjetor, NOA, Update – Ish-deputeti i Partisë Socialiste Durim Hushi deklaroi sot afrohet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi për atë, është e vetmja parti që është më afër të majtës.
“Kam kënaqësinë e madhe që sot gjej mjaft nga personalitet me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë, ata që kanë bërë përpjekje serioze për modernizimin e së majtës shqiptare e cila kishte nevojë për t'u paraqitur para partnerëve ndërkombëtare të së majtës si një forcë e cila modernizonte të majtës dhe bindte ata që ne nuk ishim thjesht pasardhës të ish partisë komuniste”, tha ai.
Hushi ka qenë deputet i Kuvendit në legjislaturën e kaluar. Ai u përjashtua nga grupi parlamentar për votës që i dha Bamir Topit për president. Ndërkohë që në zgjedhjet e 2009-ës nuk u vendos në asnjë listë kandidimi.
“Kam një eksperiencë të gjatë në politikë që në momentin kur u themelua e majta shqiptare dhe në këto dy vjet pasiviteti të themi kështu për arsye të njohura publike, jam përpjekur me gjakftohtësi të kuptoj çfarë po ndodh në politikën shqiptare dhe me siguri që deri sa jam këtu kam arritur në konkluzionin se LSI sot është një forcë politike që prezanton vetëm dije lidhur me objektivat që ka Shqipëri”, u shpreh Hushi.
Ish-deputeti i Elbasanit pritet që të ketë një rol aktiv në zgjedhjet lokal përkrah LSI-së.
Në fjalën e tij në konferencën e zhvilluar sot për mediat në selinë e LSI-së, Hushi i shpreh se të kjo forcë politike sheh alternativën më të mirë të majtë.
“Kam konstatuar se misioni i LSI vazhdon me platforma të shkëlqyera që vijnë nga e majta ekstreme drejt qendrës së majtë me një program të shkëlqyer që mishëron traditat më të mirat të popullit tonë, objektivat më maksimale për popullin, arrin të kontribuojë në mënyrë të tillë që shumë nga ai program të jetë i prekshëm për shqiptarët. Jam shumë in nderuar sot që ndodhem këtu pranë jush”, tha Hushi.
a.k/NOA