English

Ikën Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, zëvendësohet nga Muça

Tiranë, 7 janar 2011, NOA- Nëndrejtori i Policisë së Tiranës Artan Çeku është larguar nga posti i tij. Ky largim vjen pasi, ai është emëruar Shef i Sektorit të Pastrimit të Parave.

Burime zyrtare të policisë, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se ai do të zëvendësohet nga Arian Muça, i cili deri më sot mbante postin e shefit të njerit prej komisariateve te kryeqytetit.

Para disa ditësh u largua edhe drejtori i kësaj policie Tonin Vocaj i cili u zevendesua nga ish-kryepolici i Elbasanit, Saimir Muça.

Konfirmohet se po sot jane bere dhe disa ndryshime te reja ne postet drejtuese te policise se Tiranes ne sektoret e drejtorise rajonale dhe komisariatet.

a.y/NOA

KOMENTE