English

Isa Mustafa: Kurrë koalicion me PDK

Prishtinë, 7 janar 2011, NOA- Kreu i LDK-së Isa Mustafa, është shprehur i prerë lidhur me koalicionin me PDK-në.

“Kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në”, është shprehur Mustafa, në takimin përmbyllës të fushatës, në Deçan.


Ai la të nënkuptohej se zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin ilegjitime, duke theksuar se nuk mund të ketë parlament dhe institucione të dala nga zgjedhjet, të cilat nuk kanë legjitimitetin e qytetarëve.

Sipas tij, dhunimi i votës së qytetarëve është fakt.

Mustafa gjatë fjalës së tij kërkoi edhe ndryshimin e sistemit zgjedhor, i cili nuk lë mundësi për manipulime siç ndodhën në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

a.y/NOA

KOMENTE