Tiranë, 7 Janar, NOA – Forcat policore të Tiranës kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 4 persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në një konflikt me dikë tjetër.
Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Engjëll Demiri, 21 vjeç; Përparim Demiri, 27 vjeç; Afrim Maksuti, 23 vjeç dhe A.D, 14 vjeç; që të katërt banues në Tiranë.
Procedimi penal në ngarkim të tyre filloj pasi dje rreth orës 10.00, në Sharrë, për motive të dobëta, kanë kanosur dhe goditur me sende të forta 21-vjeçarin Fatjon Deda, me banim në fshatin Lalm, Vaqarr.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84, 89 dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA