English

Kosova i merr “CEFTA”-n Serbisë

E premte, 7 janar 2011, NOA-Presidenca e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore, që njihet si CEFTA, tashmë kryesohet nga Kosova.

Ndonëse prej tre vjetësh është anëtare e kësaj organizate, kjo nuk e pengoi Kosovën që ta marrë presidencën, të cilën deri më tani e kishte Serbia.

Marrëveshja për anëtarësim në këtë organizatë ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK- ut dhe Kosova identifikohej me simbole të misionit të OKB së.
Ky dorëzim është bërë pa ndonjë ceremoni zyrtare, por nga ana e zyrtarëve të Kosovës ky është cilësuar si nj hap madhor për vendin në aspektin ekonomik.

CEFTA synon krijimin e një zone të lirë tregtare në rajon.

a.y/NOA

KOMENTE