English

Kosovë, 100 ekipe vëzhgimi marrin në dorë rivotimin e 9 janarit

Prishtinë, 7 janar 2011, NOA-Më 9 janar, 100 ekipe të Vëzhgimit të Zgjedhjeve do të ndjekin çdo fazë të zgjedhjeve.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë po koordinon përsëri “Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë” për të vëzhguar rivotimin në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime.

Ekipet e vëzhgimit do të përbëhen nga anëtarë të stafit të ICO/EUSR-së, anëtar të misioneve diplomatike në Kosovë si dhe nga diplomatë të vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zgjedhjet e së dielës do të përsëriten në komunat Skënderaj, Drenas dhe Deçan dhe në qendrat e zgjedhura të votimit në Lipjan dhe Malishevë.

a.y/NOA

KOMENTE