English

KQZ, pritet sot djegia e fletëve të votimit

Tiranë, 7 janar, NOA - Pritet që të nisë ditën e sotme, sipas parashikimeve, procesi aq i diskutuar nga politika përgjatë një viti e gjysëm: Djegia e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009!

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve referuar vendimit që mori në datën 29 dhjetor 2010 pa praninë e përfaqësuesve të opozitës, do të nisë hapjen e kutive dhe materialet zgjedhore do t’i dërgojë në Arkivin Qendror të Shtetit, ndërsa fletët e votimit që janë brenda tyre, do të digjen.

Konkretisht, është mbledhur sot në mëngjes grupi i punës i ngarkuar nga institucioni i zgjedhjeve për t’u nisur më pas drejt fshatit Lundër, atje ku ruhen aktualisht kutitë e votimeve të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Më pas, ato do të transportohen drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku edhe kutitë do të hapen dhe do të nxirren prej tyre materialet për t’iu dorëzuar Arkivit Qendror të Shtetit.

Në këtë mënyrë, KQZ deklaron se nuk po bën gjë tjetër veçse po zbaton nenin 178 të Kodit Zgjedhor i cili konsiston në djegien e fletëve të votimit dhe arkivim i materialeve zgjedhore, proces ky i cili do të zgjasë deri më 5 mars.

n.e/NOA

KOMENTE