English

Krishtlindjet ortodokse, patriarku Teodosije meshë në Mitrovicë

Mitrovicë, 7 janar, NOA – Patriarku serb Teodosije, i inauguruar vetëm disa ditë më parë në krye të kishës së Mitrovicës, ka mbajtur dje në mbrëmje meshën e tij të parë.

Bëhet fjalë për meshën para krishtlindjeve ortodokse, të drejtuar prej tij në një kishë të Mitrovicës, në prani të besimtarëve serbë që jetojnë në këtë zonë.

Teodosije ka përfituar nga rasti që gjatë kësaj ceremonie fetare të lançojë mesazhin se mes njerëzve duhet që të mbretërojë paqja dhe vullneti i mirë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ndër besimtarët ortodoksë, ishte edhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliç, si dhe ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç.
n.e/NOA

KOMENTE