English

Kroacia shtrëngon masat ndaj tifozëve huligan

E premte, 7 janar 2011, NOA- Kroacia ka miratuar ndryshimet e ligjit për pengimin e trazirave në garat sportive, i cili parashikon masa më të ashpra kundër tifozëve me prirje huligane.

Këto masa të marra nga qeveria Kroate, u ndalojnë tifozëve mbajtjen e maskave, si dhe ndalohet rreptësisht përdorimi dhe shitja e alkoolit në objektet sportive.
Ndryshimet në këtë ligj u nxitën nga incidentet e shumta në stadiumet, sidomos në ndeshjet e futbollit, të cilat shënuan kulmin në ndeshjen Dinamo-Hajduk 1-1 në maj, 2010, kur një polic e humbi syrin.

a.y/NOA

KOMENTE