Elbasan, 7 janar 2011, NOA- (Update) Gjatë fjalës së mbajtur në 20-vjetorin e Partisë Demokratike, Kryeministri i vendit Sali Berisha hodhi sinjalin e parë për fillimin e fushatës elektorale të 8 majit.
“Në 8 maj fitorja do të jetë e jona”, u shpreh kreu i ekzekutivit Shqiptar, ku duke vijuar më tej, tha se Shqiptarët votuan dhe do të votojnë të lirë.
Ai nuk la pa përmendur edhe aksidentin e ndodhur në zonën e ish-bllokut, duke e cilësuar kështu opozitën si të lidhur me krimin.
Në këtë aksident me armë ishte i përfshirë edhe djali i deputetes socialiste Arta Dade si dhe nipi i ish-kryeministrit Adil Çarçani.
Kreu i qeverisë shtoi më tej se autostrada Tiranë-Elbasan, do të kthehet në realitet pas 18 muajsh.
Ndërkohë fjalën e hapjes në këtë festë e mbajti kryetari i PD-së së Elbasanit, deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili dha edhe urimin e tij për këtë rast.
a.y/NOA