E premte, 7 janar 2011, NOA- Juventusi është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme me lojtarin më të ri.
Sulmuesi italian, Luca Toni është transferuar nga Genova tek Juventus , mësohet se klubi juventin nuk ka paguar për këtë transferim.
“Jam shumë i lumtur. Të luash për Juventusin është një ëndërr që realizohet”, u shpreh sulmuesi i cili tashmë do të luaj nën fanellën bardhezi.
Duke vijuar më tej, ai shprehet optimist për titullin kampion: “Njoh futbollistët e Juventus dhe e di që janë të uritur për fitore. Unë kam shumë besim se mund të fitojmë titullin kampion. Vitin e kaluar, kur u transferova tek Roma, skuadra ishte në të njëjtat pozita në klasifikim dhe në fund për pak sa nuk fituam titullin”.
a.y/NOA