Yacuzia, 8 Janar NOA - Janë regjistruar temperatura minimale që shënojnë shifra rekord në fshatin e Oimyakon në rajon e Yacuzia, e njohur për klimën e saj të ashpër. Gjatë natës në këtë vend, temperaturat prekën minus 61,2 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës, zhiva e termometrit qëndronte në -53,9 gradë Celsius.
Temperaturat nuk tregojnë ndonjë rritje dhe sipas meteorologëve kjo vjen për shkak të erërave të ftohta që vazhdojë të jenë t pranishme prej disa ditësh.
Megjithatë kjo nuk është temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në fshatin e Oimyakon, pasi në 1933 termometri shënonte -67,7 gradë celsius, ndërsa në vitin 2002, vlera arriti deri në -64,5 gradë Celsius.
r.b/NOA